Për mbledhjen e parë të qeverisë posaçërisht për kodin etik, reagoi Partia Demokratike përmes  zëdhënëses së Grupit Parlamentar  Orjola Pampuri.

Përmes një statusi në Facebook thotë se: “Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. 

Të gjithë e mbajmë mend thotë PD  me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani”.

Sipas deputetes Pampuri, “PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”.

Top Channel