Liam Gallagher ‘bie me kokë’ nga helikopteri pas koncertit në ishull (fotot)

18/09/2021 20:38

Këngëtari i njohur britanik i rrokut Liam Gallagher ka shokuar fansat sot kur tregoi në rrjetet sociale se kishte rënë nga helikopteri pas koncertit të një nate më parë, në ishullin jugor britanik Isle of Wight.

48 vjeçari shpërndau një foto në rrjetet sociale ku shiheshin plagët në fytyrë si pasojë e rënies së rrezikshme, por me sens të fortë humori, Gallagher tha se mund ta përdorë foton për kopertinën e albumit të ardhshëm.

Duke bërë si gjithmone rolin e komedianit, ish-anëtari i grupit Oasis shkruante në mënyrë inkoherente:  “Shihni si rashë mbrëmë nga helikopteri, nuk paska shkuar gjithçka mirë .. kush thotë se  RnR ka vdekur? … Keith tani mund ta thyesh baterinë nga inati”.

Në foto shiheshin plasterat e vendosur në plagët e fytyrës, mjekimet dezinfektuese mbi prerjet si dhe hunda e gjakosur.

Më pas ai kishte vendosur në postim foton e një shishe birre, duke komentuar, “Çka nuk të vret, të bën më të fortë”.

“E gjeta foton e kopertinës së albumit të ardhshëm, mund të kursej paratë e fotografit profesionist”.

Sipas stilit të zakonshëm të Liam Gallagher, rokeri vijonte më tej duke biseduar me ndjekësit e tij, duke dhënë detaje nga aksidenti.

Liam i thoshte të interesuarve se nuk mbante mend si kishte rënë nga helikopteri, por shtonte me shaka se “kishte nga rreth 30 metra”.

FOTO GALERI
5/5
Më pas ai kishte vendosur në postim foton e një shishe birre, duke komentuar, “Çka nuk të vret, të bën më të fortë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA