Fëmijët mbijetojnë 4 ditë të kapur pas trupit të nënës, gruaj vdiq për t`i shpëtuar

18/09/2021 13:32

Ishin nisur me një motoskaf për shëtitje në Higuerote, pranë kryeqytetit venezueljan Karakas me qëllimin të shkonin në pas ne ishullin Tortuga të Karaibeve.

Në bord ishte 40 vjeçarja Mariely Chacon, bashkëshorti, dy fëmijët dy dhe 6 vjeç, dadoja dhe 4 miq. Në mënyrë krejt të papritur, një dallgë gjigante përplaset mbi motoskafin duke e përmbysur e dëmtuar.

Ngjarja ndodhi në 13 shtator; katër ditë më vonë, ekipet e shpëtimit u gjendën përpara një pamjeje të pabesueshme: Mariely e vdekur dhe fëmijët gjallë. Kishin mbijetuar të kapur pas trupit të të ëmës, e cila deri në fund u kishte dhënë gji me shpresën t`i mbante ne jete.

Gruaja vetë kishte humbur jetën nga dehidratimi. Fëmijët, Jose David e Maria Beatriz Camblor Chacon u dërguan me urgjencë në spital, por gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Dadoja kishte arritur dhe ajo të shpëtonte pasi qe futur në një frigorifer për t`u mbrojtur nga dielli përvëlues, ndërsa katër personat e tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Top Channel