Shpëtohet majmuni më i trishtë i botës që humbi të gjithë qimet nga stresi i zinxhirëve (fotot)

16/09/2021 16:35

Ai qe njihet si urangutangu më i trishtë në botë, ka kaluar katër vjet i lidhur me zinxhirë që kur u mor kur ishte i vogël nga nëna e tij e vdekur.

Bujing ishte shitur më pas për $75 te pronarë mizorë që e mbajtën atë në kushte çnjerëzore në Indonezi, duke i shkaktuar aq stres sa mbeti i gjithi qeros.

Kafsha e gjorë jetoi katër vjet i lidhur në një shtyllë druri jashtë shtëpisë në provincën jugore Kalimantan.

Tashmë majmuni nëntë-vjeçar Bujing ishte tronditur aq shumë nga trajtimi i pronarëve të tij sa i kishin rënë të gjitha qimet.

Por krijesa e braktisur ne fatin e tij u gjet nga Kylie Bullo, drejtuese e grupit të mbrojtjes së kafshëve ‘Organgutan Project’ në 2014.

Grupi udhëtuan tetë orë për të arritur në vendndodhje që të shpëtonin Bujing nga rrethanat e tij të tmerrshme.

Shpëtuesit e tij thanë për mediat në Australi: “Ne e gjetëm Bujing të lidhur në anë të shtëpisë. Ai ishte shumë i dobët dhe nuk kishte qime të mbetura prej kequshqyerjes dhe stresit. Pronarët thonin se kur ishte i vogël e lanin rregullisht e i jepnin qumësht. Por teksa Bujing rritej ata e lidhën që të mos kalonte në pronën e fqinjëve dhe të hante ushqimin e tyre.”

Majmuni kishte gjithashtu dy plagë të thella në kurriz.

“Pronarët ia dhanë Bujing grupit tonë të shpëtimit për ta mbajtur në qendrën e rehabilitimit. Ne vetëm mund të imagjinojmë trishtimin e dëshpërimin që ai ka ndjerë çdo ditë. Por në sytë e Bujing kishte ende shpresë për jetën që kishte përpara”.

Që prej vendosjes së tij në qendrën e Kalimantan, jeta e tij është përmirësuar dhe qimet kanë nisur t’i dalin përsëri.

Urangutangu i lumtur ka nisur të rritet në peshë falë dietës së tij të re të shëndetshme.

Deri në 2019, Bujing ishte transformuar krejtësisht sipas të dhënave të kujdestarëve të tij.

“Falë kujdesit të grupit tonë veterinar, pamja e Bujing ka ndryshuar krejtësisht. Trupi i tij është tashmë i fortë e muskuloz, dhe me shumë qime”, shtonin ata.

Më vonë urangutangu mori dhe lejen e shumëpritur për rikthimin në botën e egër.

FOTO GALERI
2/6
Kafsha e gjorë jetoi katër vjet i lidhur në një shtyllë druri jashtë shtëpisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA