SHBA, shkon mbi 663 mijë numri i viktimave nga Covid-19

16/09/2021 01:40

Ka shkuar mbi 663 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me 1708 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 663.970 sipas universitetit John Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 41,36 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,38 milionë raste të konfirmuara dhe 66.036 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel