Nga qershori i 2022, ndalohet përdorimi i qeseve plastike. Rama: Keni 9 muaj kohë për linjën e re të prodhimit

16/09/2021 10:53

Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kushdo që guxon të bëjë të kundërtën do të sanksionohet me zero tolerancë.

Ndër të tjera, sqaroi se do të anulohen lejet për mbetjet e riciklueshme pasi nxjerrja e mbeturinave nga kazanët ndot ajrin.

Rama: Vija e bregdetit të Shqipërisë mund të përfitojë çdo vit e më tepër. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër dhe të urresh bashkëkombasit që nuk urrejnë si ti, por është të paguash detyrime që të takojnë dhe të ruash mjedisin që nuk të takon ty, por gjeneratës tjetër. Në qershor të vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i qeseve plastike që janë kthyer në makth.

Prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual do të sanksionohet me zero tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë por duhet të ishim të parët që duhet të kishim bërë. Do të anulohen lejet për mbetje të riciklueshme kazan më kazan duke nxjerrë mbeturinat duke ndotur ajrin e duke ngritur pirgje kuturu.

Mesazhi im për industrinë për përdorim me blerje pakice është të mos kërkoni asnjë lëshim për këtë qeveri. Keni 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimit. 1 qershori i vitit të ardhshëm do të jetë çlirimi nga qeset plastike. Kjo duhet të ndryshojë me çdo kusht.

Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë krerët e Bashkive se nuk do të marrin më asnjë grant për investime nëse nuk pastrojnë, duke shtuar se do të merren masa dhe ndëshkime për të gjitha ndërtimet pa leje.

“Bashkitë që nuk pastrojnë nuk do të përfitojnë asnjë lloj granti. Asnjë investim i ri nuk shërben tek një komunitet nëse nuk garantohet pastërtia. Nuk do të tolerojmë më mbylljen e syve për ndërtimet pa leje. Ne duam të bëjë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Duhet të garantojnë pastërtinë,”-tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA