Lezhë/ Arrestohen tre persona, mes tyre 58-vjeçari që tentoi të kultivonte lëndë narkotike

16/09/2021 09:59

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës, një prej tyre pasi tentoi të kultivonte lëndë narkotike, ndërsa dy të tjerë pasi drejtuan mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

“Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Prosek, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi N. K., 58 vjeç, banues në fshatin Prosek, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë”, njofton policia.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P.V., 63 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 1.26 mg/l.

S.P., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA