Komentoi negativisht vaksinën kundër Covid-19, Nicki Minaj e ftojnë në Shtëpinë e Bardhë

16/09/2021 17:16

Një status në Twitter kundër vaksinës së Covid-19 nga reperja e famshme Nicki Minaj pak ditë më parë u bë virale në rrjetin social. Artistja shkruante se një mik i kushëririt të saj u bë impotent për shkak se u vaksinua e madje anuloi edhe dasmën.

Kjo deklaratë e Minaj mori edhe vëmendjen e zyrtarëve amerikanë. Pas komenteve negative ndaj vaksinës kundër Covid-19, reperja 38-vjeçare është ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për efikasitetin dhe efektet e mundshme anësore.

Pa hezituar, Nicki ka pranuar ftesën. “Mendoj se është një hap në drejtimin e duhur. Po do të shkoj”, ka konfirmuar ajo përmes një statusi në Twitter, teksa ka theksuar ndër të tjera se do të vishet e gjitha me rozë si në filmin “Ligjërisht Bionde” për të nënkuptuar se do të flitet për biznes.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel