Fuoristrada përplaset me motorin në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë 60-vjeçare

16/09/2021 20:06

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Dajçit.

Një automjet Fuoristradë “Benz ML” është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja  60-vjeçarja Liza Daija, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti i saj, shtetasi 62-vjeçari Fran Daija, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel