Vajzat e ndërruara në maternitet rriten si motra kur prindërit pas 3 vjetësh kuptojnë gabimin (fotot)

15/09/2021 16:31

Dy vajza që aksidentalisht u ndërruan kur ishin bebe, u rritën si motra prej moshës tre vjeçare kur prindërit kuptuan gabimin që kishte ndodhur.

Caterina Alagna e Melissa Fodera, të dyja 23 vjeçe u rritën në familjet e gabuara për një ngatërrese në spitalin e qytezës siçiliane të Mazara del Vallo.

Por në moshën tre vjeçare nënat e tyre kuptuan gabimin dhe kjo u konfirmua nga testet e ADN-së, shkruan rrjeti Times.

Prej atëherë dy familjet vendosën t’i rrisin ato sikur të ishin motra, sipas historisë së prezantuar në një dokumentar të quajtur “Motra përgjithmonë”.

Autori i librit Mauro Caporiccio tha: “Praktikisht dy vajzat u rritën nga katër prindër dhe tetë gjyshër, dhe eksperimenti duket se funksionoi”.

Dy vajzat kishin lindur 15 minuta larg njëra-tjetrës natën e vitit të ri 1998 kur dhe u ngatërruan me njëra-tjetrën nga stafi ose prindërit e tyre.

Por tre vjet më vonë, teksa merrte bijën e saj Melissa nga kopshti, 51 vjeçarja Marinella Alagna, vërejti një ngjashmëri të madhe me Caterinën dhe dy motrat e saj”.

“Njoha nënën e Caterina, Gisella Fodera, nga reparti ku linda në maternitet, dhe nisa të dyshoj — 15 ditë më vonë në bëmë testin e ADN-së dhe mendja ime u trazua. Ishte e pamundur”, thotë ajo.

Fillimisht situata u komplikua për të gjithë familjet e përfshira, pasi askush nuk dëshironte të ndërronte fëmijët.

46 vjeçarja Fodera, tha: “Unë sfidoj këdo që rrit një vajzë për tre vjet dhe më pas ta japë sepse nuk rezulton bija e tij biologjike”.

Por familjet gradualisht vendosën të ndërrojnë vajzat dhe t’i rrisin ato së bashku.

Dy familjet u afruan me njëra-tjetrën, mbanin ditëlindje të përbashkëta dhe dy vajzat u bënë të pandashme, shkruan El Correo.

“Ne jemi një fenomen. kemi tetë gjyshër, dy baballarë e dy mama,” thotë Caterina.

Caporiccio shton: “Ata vendosën të jetonin së bashku në fundjava dhe në kohën e lirë. Vajzat mësonin në një klasë deri sa shkuan në universitetet”.

“Të tjerët i konsiderojnë binjake sepse ishin gjithmonë bashkë kur ishin të vogla.”

Melissa thotë se asaj dhe Caterina iu tha e vërteta kur ishin tetë vjeçe.

“Dukej si një lojë, pasi asnjëra nga nuk mbante mend nga jeta kur ishim tre vjeçe. Duke u rritur unë kisha Marinella si një nënë të dytë, dhe ashtu është edhe sot,” thotë ajo.

Fodera tregon: “Fillimisht duke dashur shumë Melissa, bijën time biologjike, ndjehesha sikur po tradhtoja vajzën që kisha rritur, por sot ndjehem si nënë e bijë me të dyja”.

FOTO GALERI
1/3
Caterina Alagna e Melissa Fodera u ngaterruan gjate lindjes

Top Channel