Pas humbjes në zgjedhje, Trump shkarkon Susie Wiles, emërohet shef i ri i stafit në Shtëpinë e Bardhë 06/11 21:23
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë.
Punonjësi i një kompanie minerare atje kishte disa kohë që nuk po merrte rrogën. Pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i nevrikosur ka marrë buldozerin e është vërsulur mbi kamionët e vënë në rresht.
Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar keqaz pesë kamionë duke i shtypur me buldozer. Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë. Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.
Top Channel