“Josh bashkëshortin tim me të brendshmet e saj”, 42-vjeçarja në Meksikë kërkon arrestimin e fqinjës së saj

15/09/2021 12:25

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë, ku një grua ka kërkuar arrestimin e fqinjës së saj që nxirrte të brendshmet e saj në oborrin e shtëpisë.

42-vjeçarja e identifikuar si Yuvitza E., i tha policisë se fqinja e saj nxirrte të brendshmet joshëse për tu tharë në kopsht, por pretendon se qëllimi ishte joshja e bashkëshortit.

Kur policia mbërriti në banesë, Yuvitza e cilësoi fqinjën si të paturpshme dhe e akuzoi për thyerje të moraleve të mira dhe mirësjelljes.

42-vjeçarja shpjegoi se kishte vënë re bashkëshortin disa herë duke vështruar të brendshmet e fqinjës. Ajo nuk e cilësoi si rastësi faktin që 23-vjeçarja lante të brendshmet e saj të shtunën, ditën e pushimit të bashkëshortit.

Ndër të tjera shpjegoi se i kishte kërkuar disa herë fqinjës që të mos bënte veprime joshëse ndaj burrit të saj. Policia i tha se nuk bënte asnjë krim në tharjen e rrobave, por i sugjeroi që të fliste me fqinjën dhe bashkëshortin për të shmangur debatet.

Top Channel