Krim brutal në aeroportin e Antalias/ Ish-polici ekzekuton me armën e shërbimit partneren e tij 38-vjeçare, e kërcënonte vazhdimisht për… 21/08 13:06
Në Japoni po planifikohet administrimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe varianteve të tij.
Mediat japoneze raportuan se Bordi Këshillimor për COVID-19 po shqyrton planin për dozën e tretë të vaksinës deri në fund të vitit.
Bordi ka marrë parasysh faktin se gjashtë muaj pas dozës së dytë, antitrupat e prodhuara kundër COVID-19 janë ulur dhe vaksina ka humbur efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta.
Me thirrjet e prodhuesve të vaksinave në lidhje me domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi do të zbatojë planifikimin për injektimin e kësaj doze tek personat vullnetarë deri në fund të vitit.
Top Channel