Çfarë po vlon? Greqia dislokon raketa Patriot në Arabinë Saudite! 

15/09/2021 11:14

Greqia ka krijuar Forcën Helene të Arabisë Saudite dhe e ka pajisur atë me një sistem anti-ajror me rreze të gjatë veprimi PATRIOT për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe mbrojtjen raketore te kësaj mbretërie.

Dislokimi përfshin dy sisteme PATRIOT, teknikë dhe personel nga Forcat Ajrore Greke.Kjo është pjesë e kuadrit të zbatimit të iniciativës ndërkombëtare “Koncepti i Integruar i Mbrojtjes Ajrore dhe Raketave” (Koncepti IAMD), thuhet ne një njoftim të ministrisë greke të mbrojtjes. Një ceremoni përshëndetëse për forcën Helene të Arabisë Saudite u zhvillua në Bazën Ajrore Tanagra, në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos.

Në fjalimin e tij, Shefi i Forcës së Mbrojtjes Kombëtare Greke (HNDGS), gjenerali Konstantinos Floros theksoi përfitimet për Forcat Ajrore Greke nga pjesëmarrja në një mjedis të ri operacional përmes rritjes së ndërveprimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive me personelin e Forcave të Armatosura të Arabisë Saudite.

Ai vuri në dukje se qëllimi i dislokimit të raketave PATRIOT është të kontribuojnë në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme. Arabia Saudite me Turqinë, rivalen e madhe të grekëve, ka pasur gjithmonë marrëdhënie që janë luhatur mes bashkëpunimit e aleancave dhe armiqësisë e mosbesimit.

Top Channel