U tha se vdiq në një shkëmbim zjarri me rivalët/ Del e vërteta për zv.kryeministrin taleban

14/09/2021 11:11

Pas zërave se një nga udhëheqësit e lartë talebanë është vrarë në një shkëmbim zjarri, ka ardhur reagimi i parë nga grupi taleban.

Mediet e huaja shkruajnë se talebanët e mohojnë lajmin se zëvendësi i kryeministrit, Mullah Mohammed Hassan Akhund ka ndërruar jetë.

Bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar përmes një mesazhi audio tha se ai është “gjallë dhe mirë” dhe hodhi poshtë raportimet për çdo vdekje ose plagosje duke e quajtur propagandë të rreme.

Media publikon gjithmonë propagandë të rreme. Prandaj, refuzoni të gjitha gënjeshtrat. Unë ju konfirmoj 100% se ne nuk kemi asnjë problem”, shtoi Barabar.

Sipas raportimeve, të shtënat me armë u dëgjuan në Kabul, mbrëmjen e së Premtes. Ato thonë se ishte një luftë për pushtet midis dy udhëheqësve të lartë talebanë, bashkëthemeluesit të grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar dhe udhëheqësit talebanë afgan Haqqani.

Incidenti thuhet se ndodhi për një mosmarrëveshje të dyshuar midis udhëheqësve talebanë ndërsa diskutohej për zgjidhjen e situatës në Panjshir.

Fronti i Rezistencës Kombëtare (NRF) i Afganistanit ka zhvilluar një luftë të ashpër kundër talebanëve, që duan të marrin kontrollin mbi bastionin e fundit në vend, i cili tani është nën sundimin e tij.

 

Top Channel