SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare
Pavarësisht kundërshtimeve nga disa ligjvënës, autoritetet në Britani të Madhe kanë vendosur të mos kërkojnë pasaportën e vaksinimit kundër koronavirusit për hyrje në klube të natës dhe evente të tjera me shumë njerëz, duke përmbysur kështu politikën e mëparshme.
Sekretari britanik për Shëndetësi, Sajid Javid ka thënë se Qeveria e ka lënë në sirtar për disa kohë kërkesën për pasaportë, të cilën do ta rikonsiderojë megjithatë nëse rritet shumë numri i të infektuarve. Dëshmitë për vaksinim janë duke u kërkuar në disa vende europiane, përfshirë Francën dhe Italinë.
“Ne kemi bërë analiza dhe ndonëse duhet të ekzistojë si mundësi potenciale, e them me gëzim se nuk do të çojmë përpara planet për pasaportë të vaksinës”, pohoi Javid për BBC.
Në SHBA sakaq, këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shëndetit Publik, Vivek Murthy i mbrojti direktivat e reja të Presidentit Joe Biden që u kërkojnë miliona punonjësve të vaksinohen kundër koronavirusit, nën kërcënimin e mundshëm të humbjes së punës, edhe pse ka kundërshtime të gjera nga guvernatorët republikanë të shteteve amerikane.
Top Channel