Pas shtatë ditësh, vihen nën kontroll zjarret në jug të Spanjës

14/09/2021 22:28

Zjarret që përfshinë një sipërfaqe prej 9.670 hektarësh në zonën rurale të Malagës në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u vunë nën kontroll ditën e shtatë pas reshjeve të shiut.

“Shiu që ka rënë për disa orë me radhë, ka qenë shoqëruesi më i mirë i ekipeve tona të përkushtuara dhe punëtore. Niveli i alarmit për shkak të zjarreve është ulur në zero. Tani sfida e re është puna e ftohjes”, deklaroi Juanma Moreno, kreu i qeverisë autonome të Andaluzisë.

Gati 2.000 qytetarë që janë detyruar të largoheshin nga rajoni për shkak të zjarreve që filluan më 8 shtator dhe kapluan zonën malore Bermeja, po kthehen në shtëpitë e tyre.

Një zjarrfikës humbi jetën në ditën e dytë të zjarrit.

Gati 400 pjesëtarë të personelit, përfshirë ushtarë  dhe 41 avionë mbështetën shuarjen e zjarrit.

Top Channel