Nicki Minaj thotë se nuk mori pjesë në ‘Met Gala’ prej kërkesës së vaksinimit (fotot)

14/09/2021 17:26

Teksa eventi i famshëm i modës së Met Gala 2021 u zhvillua dje me shkelqim në New York, këngëtarja e njohur hip-hop Nicki Minaj tha në rrjetet sociale se nuk mori pjesë prej kërkesës së vaksinës COVID-19.

“Ata donin që të vaksinoheshe për të qenë në Met. Por nëse vaksinohem, nuk do e bëj për Met,” shkruante Minaj për 22.6 milionë ndjekësit e saj në Twitter.

Ajo shkruante: “Do të jem aty pasi të kem bërë ca kërkime ne rrjet. Ndërkohë qofshi mirë me shëndet, mbani maska me 2 llastiqe që kapen te koka e te fytyra, jo nga ato të lirshmet”.

Minaj shtonte më tej se kushëriri i saj ne Trinidad nuk u vaksinua pasi “një shoku i tij e bëri dhe mbeti impotent.”

“Atij iu enjtën testikujt. Pas disa javesh do te martohej por vajza ka anulluar martesen”.

“Kështu që sigurohuni që ta keni marrë vetë vendimin tuaj dhe jo të shtrëngoheni ta bëni,” shtonte Minaj.

Ndërkohë nuk ka prova që lidhin vaksinat e COVID-19 me probleme të funksioneve mashkullore, sipas dokumenteve të  agjencisë amerikane FDA për vaksinat vendase.

Në lidhje me mungesën e saj nga paraqitjet publike prej gati një viti, Minaj shtonte se në shtator ka lindur beben e saj: “Kam një fëmijë të vogël e asnjë dado. Nuk do të rrezikoj shëndetin vetëm për t’u parë në publik”.

FOTO GALERI
2/3
Ajo tha në rrjetet sociale se nuk mori pjesë sivjet prej kërkesës së vaksinës COVID-19.

Top Channel