Mali i Zi pengon punëtorët shqiptarë/ Akuza për tampon fals në Hanin e Hotit, njëri shoqërohet në polici

14/09/2021 12:20

Kaos dhe radhë të gjata janë regjistruar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Shkak është bërë pala malazeze, e cila i ka shpallur si të pavlefshme disa përgjigje të tamponit të qytetarëve shqiptarë.

Malazezët kanë dyshuar për falsifikim të analizave prandaj nuk kanë lejuar shqiptarët që janë punëtorë sezonalë që të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

Ngjarja ka shkaktuar tension në doganë ku për pasojë një person është shoqëruar në polici. Situata është normalizuar dhe lëvizja vijon pa problem, njoftojnë autoritetet.

Top Channel