Trump rifillon negociatat me Iranin, dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedime 25/04 07:45
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndihmës prej 5.7 mln euro të BE për regjistrimin digjital të pronave në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim mbështet nismën e BE, duke theksuar se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.
“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Yuri Kim.
Top Channel