Ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur se Sali berisha ka shanse që ta fitojë betejën kundër Lulzim Bashës.

Sipas tij, ish-kryeministri ka impakt shumë të madh tek qytetarët dhe ka një investim të madh në PD-së.

“Berisha ka impakt në jetën e qytetarëve të vendit. Është e vërtetë që Berisha ka një investiturë brenda PD. Unë po analizoj PD edhe në dimensionin që ka në Shqipëri. Nëse do kishim një forcë nuk do kishim këtë preokupim. Berisha ka shanse që ta realizojë betejën e tij. Kjo është alternativa më e mirë që i duhej PD. Pas 25 prillit ishte në një instanacion, e kishte humbur forcën elektorale. Basha u votua nga 30% e anëtarësisë, shumë gabim që e ka bërë, që nuk ka dalë e të thotë. Unë nuk po bëj avokatin e Berishës. Interesi i Berishës përkon me interesin e PD-së“, tha Nishani.

Ai gjithashtu është shprehur se Berisha është përjashtuar nga partia me vendim personal të Bashës.

“Sot Berisha është përjashtuar nga partia me vendim personal të Bsashës. Nuk ka formalisht, prandaj Berisha e quan nul. Nuk quhet përjashtimi në statutin e partisë. Unë jam dakord që e ka dënuar Amerika, por Lulzim Basha. Ai është përjashtuar nga partia. Interesi i Bashës është interesi i PD. Interesi i PD është i opozitës shqiptare. Është interesi që Shqipëria ka një demokraci funksionale, që të rrëzohet pushteti i korruptuar. Ti e zhbën forcën e saj,je kundër interesit të qeverisë”, tha Nishani.

Top Channel