Ish-president i vendit, Bujar Nishani është shprehur mbrëmjen e sotme në Open se Basha është marrë peng nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama.

“Basha është i marrë peng nga qeveria. Këtu është problem i asgjësimit të partisë. Nëse PD para vendimit për Berishën në sondazhet më serioze kishte më pak se në 25 prill, tani shkon drejt humnerës. Më shqetëson fakti i dënimit politik, i injorimit të strukturave të PD, më shumë nga të gjitha më shqetëson fakti që sot për sot kur nuk ka një forcë asgjësimi asgjëson një alternativë qeverisëse. Këtë ka bërë Basha me koshiencë të plotë. Ky është qëllimi i Bashës”, tha Nishani.

Top Channel