Policia e Lezhës ka goditur një rast të dhënies për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat ka rënë në pranga 27-vjeçar.
Ai u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet tip “ Volksëagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë”, njofton policia.
Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
Top Channel