Java e Modës 2022 në New York, në pasarela kalldrëmi, kopshte botanike dhe online (fotot)

13/09/2021 18:29

Stilistja amerikane Tory Burch prezantonte sot koleksionin Pranverë/Verë 2022 të Javës së Modës në New York, në rrugën e kalldrëmtë para dyqanit të saj në SoHo, në Manhattan.

Kufizimet e Covid-19 kanë detyruar shumë nga eventet të kryhen online, por shumica e shfaqjeve të sezonit do të kryhen në person.

Megjithse disa nga firmat po mbështeten te shfaqjet virtuale, disa kanë zgjedhur vendndodhje të njohura botërore si Ulla Johnson që po jep shfaqjen në Kopshtet Botanike të Brooklyn, apo  LaQuan Smith që po mban pasarelën në ndërtesën e Empire State Building.

Shfaqjet një-javore vijojnë deri më 12 shtator, për t’u mbyllur me prezantimin e stilistit amerikan Tom Ford.

FOTO GALERI
13/20
Vveshe ne forme skulpture ne ThreeASFOUR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA