23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Meta i pari që reagon: Energjia dhe guximi i tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona

12/09/2021 09:46

Sot bëhen 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite.

23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.

Ndërkohë i pari që ka përkujtuar sot të ndjerin, ishte presidenti Meta i cili shkruan se “Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”.

Reagimi i Presidentit Meta

Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa! 🇦🇱

 

 

Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

Për këtë krim me burgim të përjetshëm është dënuar Jaho Salihi Mulosmani, Ismet Haxhia i cili tashmë ka lënë qelinë dhe Izet Haxhiaj ish-truproja presidentit Sali Berisha.

Top Channel