Sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, Basha: Qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të SHBA

11/09/2021 08:39
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha përkujton përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit dy dekada më parë në SHBA,

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se “ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona”.

Postimi i plotë:

Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona.

Top Channel