Prokurori polak në telashe, del krejt i zhveshur në park për të blerë pije në dyqan (fotot)

11/09/2021 16:27

Një prokuror në Poloni pret shkarkimin pas shpërndarjes online së disa fotove të pazakonta ku ai shihet krejt i zhveshur, i dehur dhe duke psonisur në dyqanet e qytetit.

38-vjeçari ishte fotografuar të enjten nga klientë të shokuar në qytetin Swidnica në jugperëndim të Polonisë, ku çuditësisht ai ishte një prokuror i respektuar.

Prokurori i identifikuar si Maciej W. nga mediat, shihej në një prej fotove që ecën drejt kasës së dyqanit duke mbajtur një pako me katër kanaçe birre.

Në një tjetër ai shihet duke paguar për pjet alkoolike.

Në të tjera imazhe prokurori i rrethit, në detyrë prej vitit 2016, shihet duke ecur nëpër park po ashtu i zhveshur, madje në dukje i pirë.

Fotografitë ishin dërguar dhe publikuar nga rrejti lokal online Swidnica24 dhe prej aty janë bërë virale në rrjet.

Dëshmitarët tregonin më tej se Maciej ecte pa ndonjë objektiv të qartë në rrugët e Rolnicza, Kilińskiego e Kopernika në Swidnica.

Situata u raportua në polici dhe burri u arrestua për shfaqje të turpshme e u dërgua në stacionin e Swidnica Poviat.

Zëdhënësja e policisë Magdalena Ząbek tha se burri ishte arrestuar dhe më pas i ishte dorëzuar familjes.

Maciej raportohej se ishte me pushime në kohën e incidentit,  tha zëdhënësi i policisë Tomasz Orepuk.

Reagimi në mediat sociale për incidentin në Swidnica ishte një përzierje habie dhe zbavitjeje, teksa disa nga përdoruesit e mbronin burrin duke thënë se ishte me pushime.

FOTO GALERI
2/5
38-vjeçari ishte fotografuar të enjten duke psonisur lakuriq nga klientë të shokuar në qytetin Swidnica

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA