Tragjedia në Tetovë, publikohet videoja rrëqethëse/ Disa pacientë dalin nga dritaret, të tjerët mbetën brenda!

10/09/2021 16:28

Një video rrëqethëse është shpërndarë në rrjete sociale nga tragjedia e ndodhur në Spitalin Covid në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:00, e gjithçka ‘u shkrumbua’ vetëm brenda pak minutash!

Ky incident dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit dhe siç edhe mund të shihet nga regjistrimi i kamerave të sigurisë diçka shpërthen në momentin kur pacientët përpiqen të evakuohen.

Të tjerë persona që ishin jashtë ambjenteve të spitalit shihen teksa ndihmojnë pacientët të dalin jashtë, ndërsa i tërheqin për krahu për të dalë nga dritarja, si e vetmja mundësi shpëtimi.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, thotë se nuk ka indikacione që zjarri mund të jetë ndezur qëllimshëm, por për ta zbardhur të vërtetën përveç autoriteteve vendore, ekzaminime do të kryejnë edhe ekspert ndërkombëtar.

Hetimet vazhdojnë ndërsa autopsia e 14 persona që kanë ndërruar jetë ende nuk ka përfunduar.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA