Pas tetë vjetësh e 2 milionë araknidësh, ekspozohet mendafshi i artë i merimangës në Londër (fotot)

10/09/2021 20:57

Veshje prej mendafshi të merimangave të arta thurrëse, ishin pjesë e një ekspozite me objekte të pazakonta të lidhura me botën natyrale.

Merimangat tropikale femra janë të mëdha sa dora e një fëmije, ato hanë të afërmit e tyre meshkuj dhe prodhojnë mëndafsh të jashtëzakonshëm që mund të kthehet në veshje të papara në botë.

Kjo vetëm idea, por realizimi i një projekti të tillë rezultoi shumë më i komplikuar. Rreth 2 milionë merimanga duhet të mblidheshin nga lartësitë e Madagaskarit dhe mëndafshi i tyre duhet të mblidhej për gati tetë vjet për të prodhuar vetëm katër veshje tekstili.

Sipërmarrësi i iniciativës Simon Peers, tha: “Për qindra shekuj me radhë njerëzit kanë tentuar ta bëjnë dhe asnjëherë nuk ia kanë arritur”.

“Edhe ne ashtu si ata u dorëzuam në fund por e çuam disi më para se të tjerët. Kemi krijuar disa objekte të mrekullueshme”.

Tre nga katër tekstilet e prodhuara nga Peers dhe sipërmarrësi Nicholas Godley do të shfaqen në një ekzibicion të rrallë në Britani me objekte kurioze të lidhura me botën natyrore.

Shfaqja do të përfshijë gjithashtu skulptura kineze nga rrënjët, meteorë, dhe një zafir që përshkruhet se është i mbretit Seleucus në shekullin e III-të.

Por yjet e ekzibicionit janë tre tekstilet e mëndafshit të merimangës: dy shalle dhe një pelerinë lamba –tradicionale nga Madagaskari, të prodhuara nga merimangat e arta thurrëse.

Projekti raportohet se përfshinte 15 vjet kërkime, duke ekzaminuar tentativa të ngjashme në shekujt e 18-të e 19-të.

Tetë vitet e prodhimit përfshinin një grup prej 80 burrash e grash që u punësuan për kërkimin e merimangave në kodrat e Madagaskar.

Araknidët mblidheshin në mëngjes në grupe prej 24 individësh dhe vendoseshin në ndarje të veçanta, me pajisje që mund të kthenin në fill mëndafshin e tyre. Në fund të ditës merimangat ktheheshin të palënduara, sipas realizuesve.

Një pelerinë e artë e prodhuar në këtë mënyrë fitoi famë në ekzibicionin V&A në 2012. Natyralisti i njohur David Attenborough komentonte asokohe: “Duhet të llogaritet si një nga copat më të rralla e më të çmuara, bota mban ende mrekulli”.

FOTO GALERI
1/5
Veshje prej mendafshi të merimangave të arta thurrëse, ishin pjesë e një ekspozite me objekte të pazakonta të lidhura me botën natyrale.

Top Channel