Kuvendi i ri nis punën/ Rama për Bashën: Dora e shtrirë për bashkëpunim

10/09/2021 14:56

E dhjeta legjislaturë e gjeti kuvendin e Shqipërinë me rikthimin pas dy vitesh të opozitës. Pesë minuta përpara nisjes së seancës parë të parlamentit deputetët e opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha, hynë nga dera anësore e ngjitën një e nga një shkallët e parlamentit.

Në të njëjtën kohë mbërriti edhe Edi Rama duke parakaluar me makinë grupin demokrat.

Ndërsa Sali Berisha i shoqëruar nga treshja besnike, Paloka,Noka dhe Shehu iu drejtuan sallën plenare nga hyrja përballë duke marrë vëmendjen maksimale.

Nga socialistët të parët që shkelën në perimetrin e kuvendit ishin ish ministria Anila Denaj, i pari grupit parlamentar Taulant Balla bashkë me ish ministrin e drejtësisë Farmir Xhafaj dhe të propozuarin ministër drejtësie Ulsi Manja.

Sipas traditës deputetja më e madhe në moshë Luljeta Bozo, e cila u shfaq në hyrje të kuvendit në ora 8:00 çeli seancën plenare.

Edi Rama dhe Lulzim Basha u ulën në rreshtat e parë të pjesës së poshtme të sallës plenare.

Ndërsa Sali Berisha si asnjëherë më parë në këto 30 vite parlament pluralist, zuri rreshtin e fundit të sallës duke sfiduar SHBA dhe vendimin që pasoi të Lulzim Bashës me pezullim nga pjesëmarrja në grupin parlamentar.

9 anëtarëve të Komisionit të Verifikimit të Mandateve, 5 nga shumica e 4 nga opozita iu ngarkua kontrolli vlefshmërisë së 140 mandateve.

Ora 17:00 do ta gjej përsëri kuvendin të mbledhur për betimin individual të çdo deputeti dhe votimin e Linda Nikollës, si pasardhëse e Gramoz Rucit.

Nga mbledhja e parë e grupit parlamentar socialist i pari i tyre Edi Rama u kërkoi të sillen sikur Sali Berisha nuk është fare ne sallën e parlamentit.

Edi Rama në asnjë moment nuk ia përmendi emrin Lulzim Badhës dhe Sali Berishës duke injoruar sherrnajën e paprecedentë mes ish kryetarit dhe kryetarit aktual brenda PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA