Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur të gjitha interpretimeve të bëra në adresë të tij ditët e fundit në media.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se sa të ketë forcë për tu marrë me politikë do të jetë një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen e tij politike.

“E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit , nder që dua vetem tia kthej çdo ditë me gjithë forcat e mia”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla në shënimin e tij në rrjetin social facebook deklaron se nuk i ka dashur dhe nuk i do kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara.

“Prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.

Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist , i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve.

E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit , nder që dua vetem tia kthej ccdo ditë me gjithë forcat e mia.

Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë.
#gatipërshqipërinë

Top Channel