Babai monstër: Djeg të gjallë vajzën 13 vjeçare se refuzoi të martohej me të!

10/09/2021 20:01

Mediat e huaja e përshkruajnë si “babai monstër”, dhe me të drejtë: Ahmet Mohammad Dwala, një refugjat në Turqi u arrestua nga policia pasi dogji vajzën e tij 13 vjecare, Amara Dwala e cila kishte refuzuar të martohej me të.

Shtypi vendas thotë se burri kishte ngritur në maksimumin zërin e muzikës me qëllim që fqinjët të mos dëgjonin ulërimat e vajzës. Më pas, ai u largua së bashku me vajzën tjetër 12 vjecare, por arratia nuk zgjati shumë.

Amara ishte ende gjallë kur ekipet mjekësore mbërritën në banesë, megjithate plagët dhe djegiet e saj ishin aq të mëdha, sa nuk u arrit të shpëtohej.

Pamja e adoleshentes ka tmerruar edhe vetë punonjësit paramjekësorë që mbërritën me autoambulancë. Ajo ndërroi jetë pak pas shtrimit në spital.

Nëna e Amarës e kishte braktisur familjen dhe jetonte në Liban me bashkëshortin e ri. I ati i vajzës ishte akuzuar edhe nga një ish partnere e tij se kishte dashur ta digjte më uje të përvëluar.

Top Channel