Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator.

Në Tiranë ajo do takohet fillimisht  me kryeministrin Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetnë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës,  Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Top Channel