Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se i plagosuri në ngjarjen ku mbeten të vdekur dy persona është arrestuar.
Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore, andaj shton se janë të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhin rastin.
“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.
Dy të vrarit në Pejë janë zyrtarë të PDK-së. Astri Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Decanit. Ndërsa vëllai i Astrit Ademajt mbeti i plagosur, i cili tashmë edhe është arrestuar.
Top Channel