Në lagjet protestante të Belfastit mjafton një shkëndijë për t’i vënë zjarrin gjithçkaje si në vitet e Turbullirave.

Vendimi i bashkisë së qytetit për të kufizuar lartësinë e zjarreve festive të solsticit veror, shkakton një shpërthim zemërimi të papritur. Rrugët gëlltiten nga flakët. Semi, një sindikalist i vjetër paraushtarak, shikon me shqetësim të thellë që i biri po ecën në gjurmët e tij të dhunshme. Nga ana tjetër, Xhonatani, mjek, është i bindur se vajza e tij e porsalindur është gjysme njeri- gjysmë sirenë. Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social. Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.

Dy fjalë për autoren
Jan Carson
Jan Carson është një shkrimtare dhe eksperte artistike e kulturore në Belfastin Lindor. Romani i saj debutues “Malcolm Orange Disappears” “Zhdukja e Malcolm Orange-it”, u botua më 2014 dhe u përshëndet nga kritika. Dy vjet më vonë, më 2016-n, u pasua nga përmbledhja me tregime për fëmijë, “Children’s Children” (“Fëmijët e fëmijëve”). Përmbledhja me tregime të shkurtra, “Postcard Stories” u botua në vitin 2017 dhe pati një sukses të madh. Romani i Carson-it “Zjarrvënësit” u botua në 2019-n dhe u vlerësua me “Çmimin Europian në Letërsi” (EUPL) 2019. Ajo është përzgjedhur si finaliste e çmimit “Sean O’Faolain Short Story Prize” dhe në vitin 2016 është shpallur fituese e “Harper’s Bazaar Short Story Prize”.

Të dhëna për librin
Titulli: Zjarrvënësit
Autor: Jan Carson
Shtëpia Botuese: Toena
Përkthyes: Maniela Sota
Viti: 2020
Gjuha e publikimit: Shqip
Nr. faqe: 413

Top Channel