Kryeministri kanadez u qëllua me gurë nga protestuesit gjatë një ndalese elektorale në Ontario. Justin Trudeau po kthehej në autobusin e tij, kur u godit me gurë të vegjël. Kreu i ekzekutivit nuk u lëndua, por lajmi bëri shpejt xhiron e botës.
Trudeau kërkoi në mesin e gushtit mbajtjen e zgjedhjeve të reja me shpresën se do të arrijë të sigurojë një qeveri shumice për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë. Megjithatë, fushata e kryeministrit është pllakosur nga protesta të shumta kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimesh të tjera të lidhura me Covid 19.
Vetëm një javë më parë, Trudeau u detyrua të anulonte një miting pasi tubues të zemëruar kishin mësyrë eventin. Duke folur për gazetarët, kreu i ekzekutivit kanadez tha se ishte goditur në shpatull nga gurët, por nuk ishte vrarë. Dy persona të tjerë që udhëtonin me të u qëlluan gjithashtu me gurë, por as ata nuk janë lënduar.
Top Channel