E reja shtatzënë kërkon ndihmë; I dashuri del çdo fundjavë për “të shijuar” kohën e mbetur

07/09/2021 21:44
Foto ilustruese

Një e re britanike shtatzënë ka kërkuar ndihmë në forumet sociale, pasi i dashuri insiston se do të dalë vetëm çdo fundjavë, për të shijuar kohën që i mbetet para se bebeja të lindë.

Nëna e re në pritje thotë se është e hutuar nga kërkesa. Ajo ka qenë me të dashurin e ri për gjashtë muaj, dhe vendosën të tentonin për një bebe së bashku.

Çifti shkonte shumë mirë derisa u zbulua që ajo ishte shtatzënë, kur gruaja thotë se gjithçka ndryshoi. I dashuri i tha se do të dilte me shokët çdo fundjavë për të shijuar në maksimum kohën e mbetur para lindjes së bebes.

Nëna e re tha për rrjetin Mumsnet: “Para se të mbetesha shtatzënë çdo gjë ishte e bukur. Por ngadalë ai nisi të ndryshonte madje ka thënë se nuk e do beben. Tre muaj më parë ai nisi një punë të re dhe ndryshoi akoma më shumë”.

“Pastaj papritur më tha se ndjehet se po i mbarohet koha dhe do të dalë me djemtë. E lashë të dilte gjithë fundjavën, të bënte ç’të donte. Por ai nuk ishte i kënaqur me aq dhe kjo është kthyer në zakon.”

E reja shton: “Ai kërkon të bëjë këtë derisa të lindë bebeja, unë i thashë që është e padrejtë, madje dhe familja e tij janë dakord me mua”.

Gruaja më pas tha se besonte se frika e të bërit baba, kishte ndryshuar sjelljen e tij.

“Kam pasur gjithashtu probleme me beben dhe rreth një muaj më parë ai më tha se nuk e do, dhe se është i tmerruar të bëhet baba”.

“Erdhi në një grafi me mua dy javë më parë dhe qau, e kuptova se ishte i tmerruar. Pas disa debatesh mbi çështjen dhe mungesën e kujdesjeve, ai iku të shtëpia e motrës. Nuk ka ardhur gjithë fundjavën dhe thotë se do të vijë sonte për të qëndruar”.

Gruaja tha se nuk dinte çfarë të bënte për situatën dhe pyeste përdoruesit e rrjetit për këshilla.

Ajo tha: “Çështja është a duhet ta lejoj këtë dhe për sa kohë, apo t’i jap fund pasi ai po më braktis në kohën më të vështirë për mua?”

“Unë e dua atë dhe mendoj se ndjenjat e mia nuk po merren në konsideratë”.

Përdoruesit kishin reagime të përziera mbi situatën, teksa shumica thoshte se çifti ishin bashkuar shumë shpejt dhe pa e njohur mirë njëri-tjetrin.

Një përdorues tha: “Problemi është se ti mbete shtatzënë pa e njohur mirë të dashurin tënd. Kjo është në fakt sjellja e tij e vertete”.

“Dhe jo, nuk besoj se ai do të bëhet ndonjëherë partner apo baba i mirë. Ai do të dalë me shokët, duhet të planifikosh jetën tënde pa të”.

Dhe një tjetër ishte dakord: “Kërkoji atij të largohet dhe të mos kthehet derisa të jetë i bindur për t’u sjellë si një burrë me përgjegjësi. Nëse nuk kthehet, atëherë e ke të qartë”.

Një i tretë tha: “Ai duket i tmerruar nga përgjegjësia e të qenit baba, prandaj rebelohet ndaj teje”.

“Të isha unë, nuk do të mbaja shumë shpresa te ai për t’u kthyer në një partner të denjë kur të lindë bebja. Herës tjetër mos bëj beje me 6 muaj lidhje”.

FOTO GALERI
1/3
I dashuri insiston se do të dalë vetëm çdo fundjavë, për të shijuar kohën që i mbetet para se bebeja të lindë.

Top Channel