Dy netët e fundit janë ushtruar kontrolle për shkelje të qarkullimit rrugor në autostradat Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë.
Policia bën me dije se janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h. Gajtë dy netëve të fundit, vetëm në rrugët e kryeqytetit janë konstatuar automjete që lëviznin me shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h. Nga monitorimi po ashtu u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l.
“Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Dhe 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.
Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë”,– njofton policia.
Top Channel