Detaje nga krimi në Glyka Nera/ Zbulohet bashkëpunëtori i Babis dhe kërcënimet që i bënte psikologes së çiftit

04/09/2021 10:28

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 20-vjeçares britanike në Greqi nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos, i cili kishte një bashkëpunëtor.

Një person shumë pranë pilotit 32-vjeçar kërcënonte psikologen që të mos tregonte krizën në çift dhe të mos fliste për atë që po i ndodhte atyre kohët e fundit. Autoritetet greke kanë zbuluar se kush është personi që e kërcënoi dhe arsyen përse psikologia pranonte kërcënime të tilla.

Eleni Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se i kishin dëmtuar edhe makinën pranë banesës së saj, shkruajnë mediat greke.

Në bisedat telefonike, bashkëpunëtori i dyshuar i Babis nuk kishte përdorur ndryshues zëri, gjë që e bën më të lehtë identifikimin e tij nga policia.

Babis Anagnostopulos u arrestua pasi mbyti të shoqen për vdekje. Ai u mundua të fshihte krimin duke sajuar një grabitje, por gjithçka u zbulua dhe autori pranoi krimin duke thënë se e vrau partneren se i kërkoi divorcin dhe do të largohej së bashku me foshnjen e tyre.

FOTO GALERI
5/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA