Aktorja e ‘Princeshës Diana’ ndriçon tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia (fotot)

04/09/2021 19:12
Stewart sot ne Venecia (majtas) Princesha Diana (ne mes) Stewart ne film (djathtas)

Aktorja amerikane Kristen Stewart duket se ka kaluar sfidën e rolit madhor të Princeshës Diana, e cila vdiq 24 vjet më parë.

Stewart  u shfaq sot në tapetin e kuq të famës, teksa filmi i saj “Spencer”, nga regjizori kilen Pablo Larrain u shfaq dje në konkurrimin zyrtar të  Festivalit të Filmit në Venecia.

Kritikët kinematografikë thonë se Larraín ka transformuar Stewart për rolin e princeshës, ne  te cilin pasqyrohet fundjava kur ajo vendosi të ndahet nga Princi Charles.

Filmi raportohet me një qasje të re radikale për personazhin botëror, duke rishpikur historinë e saj, dhe duke bërë atë ‘të qeshë e fundit’, pa marrë parasysh çka thonë librat e historisë.

Princesha britanike Diana Spencer vijon të magjepsë publikun edhe sot, gati 25 vjet pas vdekjes së saj.

Mbretërorja e ndjerë ishte reflektim i një indiviuializmi të fuqishëm që binte ndesh me botën e lartë ku ishte martuar.

Ndërsa vdekja e saj ishte personifikim i rreziqeve të famës së ditëve moderne.

Filmi tregon sesi Diana ishte shumë përpara, madje edhe në krahasim me përplasjet e kohëve të fundit të regjimit shtypës mbretëror të Britanisë.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA