31-vjeçari me foshnjën në krah qëllon me pistoletë gruan që i përplasi makinën

04/09/2021 21:55

Një burrë në Ohajo plagosi me armë zjarri një grua ndërsa mbante në krahë një foshnje.

Gjithçka ndodhi pas një aksidenti rrugor pa dëme. Policia e Cincinnati arrestoi Ladon Penn, 31 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza.

Sipas policisë, 54-vjeçarja që mbeti e plagosur tha se ishte përfshirë në “një aksident të vogël automobilistik pa dëme”, derisa shoferja tjetër, gruaja e Penn i tha asaj: “Unë do të shkoj të marrë burrin tim dhe ju është mirë të shkoni të merrni burrin tuaj. Të dy gratë u larguan nga vendi i ngjarjes “pas shkëmbimit të fjalëve”.

Por menjëherë pas kësaj, gruaja tjetër u kthye me Penn.

Top Channel