Pas zjarreve llogariten dëmet, flakët në Karaburun zhuritën 4800 hektarë pyje e shkurre

03/09/2021 12:13

Për më shumë se 15 ditë, Gadishulli i Karaburunit  u pushtua nga flakët në muajin gusht.

Dëmet prekën një sipërfaqe më të madhe se kurrë më parë, duke djegur një 4800 hektarë me pyje shkurrre.

Administrata rajonale e zonave të mbrojtura po verifikon dëmet në terren ku për shkak të relievit të thepisur  puna është e rrezikshme dhe jo rrallë punonjësit kanë pësuar lëndime në këmbë dhe u është dashur edhe ndërhyrje kirugjikale.

Nexhip Hysolakoj i cili ka qenë prej ditës së parë në mes të flakëve tregon se përballën me situata të pazakonta, kur zjarri rindizej edhe atje ku sapo ishte fikur.

Zjarret kanë dëmtuar edhe habitatin e kafshëve.

Dhjetëra zjarrfikës, ushtarë  e punonjës të ADZ u ndihmuan në luftë me flakët edhe nga banorë të zonës. në fund të kësaj beteje të gjithë shpresojnë që vitin e ardhshëm  banorë, barinj e fermerë të tregohen më të kujdesshëm  duke mo vënë zjarre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA