DETAJE/ Zbulohet kush është polici, ‘i plotfuqishmi i zonës’ që iu vu eksplozivi, makinën e kishte të parkuar poshtë shtëpisë
03/09/2021 11:31
Këtë mëngjes një punonjësi policie në Durrës iu vu eksploziv në makinë. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Sasia e vogël e lëndës plasëse në mjetin e parkuar para banesës me qira të policit shpërtheu, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Mësohet se polici që iu vu eksploziv në makinë është Lulzim Kastrati, i cili është edhe i plotfuqishmi i zonës ku ndodhi ngjarja.
Në komisariat u shoqëruan disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Një ndër pistat e hetimit për sulmin ndaj Lulzim Kastratit është pikërisht për shkak të detyrës.
Top Channel