Ka shkuar mbi 580 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil, i cili renditet i dyti pas SHBA për nga numri i viktimave nga Covid-19 më botë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 839 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 580.413. Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.776.870, me 24.589 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve në vend është rritur në 19.735.447.
Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve. Qendra e tregtisë së Brazilit rajoni Sao Paulo me 4.262.684 raste dhe 145.836 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.
Top Channel