Fituesit e kompeticionit prestigjoz ‘Bird Photographer 2021’ janë zbuluar mbrëmë, ku meksikani Alejandro Prieto fitoi çmimin e madh me imazhin e tij “I bllokuar”, fitues gjithashtu i kategorisë “zogj në mjedis”.
Fituesi u zgjodh mes 22,000 imazheve të pranuara dhe rezultoi të ishte një trumcak që shikonte murin kufitar të veshur me tel me gjemba në kufirin mes SHBA e Meksikës.
Imazhi i Prieto mori shpejt vëmendjen e gjykatësve. “Megjithse nuk është fotoja tipike e një zogu, është mjaft e fuqishme për arsye të tjera”, tha drejtori i kompeticionit Will Nicholls.
Në të tjera imazhe mahnitëse shiheshin imazhe të “zogut të diellit” që bën banjë në një lule bananeje, apo ajo e çafkës me prenë e saj në sqep para se ta gëlltisë.
Kompeticioni supozohet të shfaqë bukuritë dhe veçantitë e miqve tanë me pupla, dhe organizohet prej vitit 2016. Në të përfshihen tetë kategori – Portreti më i mirë, Zogj në mjedis, Vëmendje ndaj detajeve, Sjellja e zogjve, Zogj në Fluturim, Bardhë e Zi, Zogj Urbanë, dhe Imazheri kreative.
Ka gjithashtu një çmim për fituesit e Konservimit të botës së egër.
Ne galerine e meposhtme shihen fituesit e seciles kategori …
Top Channel