Imazhe të mahnitshme mes fituesve të kompeticionit ‘Fotografi i Vitit për Zogjtë 2021’ (fotogaleri)

01/09/2021 16:30

Fituesit e kompeticionit prestigjoz ‘Bird Photographer 2021’ janë zbuluar mbrëmë, ku meksikani Alejandro Prieto fitoi çmimin e madh me imazhin e tij “I bllokuar”, fitues gjithashtu i kategorisë “zogj në mjedis”.

Fituesi u zgjodh mes 22,000 imazheve të pranuara dhe rezultoi të ishte një trumcak që shikonte murin kufitar të veshur me tel me gjemba në kufirin mes SHBA e Meksikës.

Imazhi i Prieto mori shpejt vëmendjen e gjykatësve. “Megjithse nuk është fotoja tipike e një zogu, është mjaft e fuqishme për arsye të tjera”, tha drejtori i kompeticionit Will Nicholls.

Në të tjera imazhe mahnitëse shiheshin imazhe të “zogut të diellit” që bën banjë në një lule bananeje, apo ajo e çafkës me prenë e saj në sqep para se ta gëlltisë.

Kompeticioni supozohet të shfaqë bukuritë dhe veçantitë e miqve tanë me pupla, dhe organizohet prej vitit 2016. Në të përfshihen tetë kategori – Portreti më i mirë, Zogj në mjedis, Vëmendje ndaj detajeve, Sjellja e zogjve, Zogj në Fluturim, Bardhë e Zi, Zogj Urbanë, dhe Imazheri kreative.

Ka gjithashtu një çmim për fituesit e Konservimit të botës së egër.

Ne galerine e meposhtme shihen fituesit e seciles kategori …

FOTO GALERI
2/19
Fituese e konservimit te natyres.

Top Channel