Gjigandi teknologjik Google njoftoi sot se po planifikon të investojë një miliard euro në ndërtimin e dy qendrave të reja të të dhënave në Gjermani për të forcuar pozicionin e tij në treg dhe për të shmangur problemet rregullatore dhe ligjore. Qendra e të dhënave Hanau do të jetë vetëm 20 kilometra larg qendrës më të madhe të internetit në botë, DE-CIX, tha Philipp Justus, kreu i Google për Evropën Qendrore.

Ndërtesa me katër kate, në një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej rreth 10.000 metrash katrorë, do të bëhet plotësisht funksionale vitin e ardhshëm, shtoi ai. Paralelisht, Google do të krijojë një “rajon cloud” të ri në Berlin-Brandenburg, megjithëse nuk specifikoi se ku do të vendoset qendra e re e të dhënave.

Qëllimi kryesor i “rajoneve cloud” të Google është të sjellë shërbimet e kompanisë më pranë klientëve dhe shpejtësia e transferimit të të dhënave do të përmirësohet ndjeshëm në krahasim me atë përtej Atlantikut. Përdorimi i qendrave të të dhënave në Shtetet e Bashkuara mund të shkaktojë probleme ligjore dhe rregullatore kur bëhet fjalë për shërbimet për përdoruesit evropianë.

Si pjesë e investimit, gjiganti amerikan i internetit gjithashtu planifikon të rrisë sasinë e energjisë elektrike të marrë nga burimet e rinovuara për nevojat e furnizimit të qendrave të reja të të dhënave, të cilat konsumojnë shumë energji elektrike. Partneri i saj lokal i energjisë Engie Deutschland do të furnizojë rrjetin gjerman të energjisë me më shumë se 140 megavat energji elektrike nga energjia diellore dhe e erës në vitet e ardhshme, tha Google.

Plani do të kërkojë ndërtimin e një centrali të ri 39 megavat dhe 22 fermave me erë, në mënyrë që “nga viti 2022, në çdo kohë të caktuar, rreth 80 për qind e energjisë së shpërndarë në infrastrukturën e Google të vijë nga burime pa karbon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA