Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave
Aeroporti ‘Nënë Tereza’ vjen me një njoftim për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës.
Duke filluar nga dita e sotme (1 shtator) në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë dhe jo familjarët e tyre.
Ndërkaq, pasagjerët duhet të jenë patjetër të pajisur me maskë, duhet të kenë me vete biletën e udhëtimit, testin PCR ose Antigen apo certifikatën e vaksinës, si dhe formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku do të udhëtoni.
Njoftimi i plotë i TIA:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport
Ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 1 Shtator 2021 në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë.
Pasagjerët duhet të jenë të pajisur me:
– Maskën
– Biletën e udhëtimit
– Testin PCR ose Antigen apo çertifikatën e vaksinës në varësi të destinacionit ku udhëtoni
– Formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku udhëtoni.
Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport
Top Channel