Adele shfaqet në formë me minifund, për darkë me të dashurin Rich Paul në Los Angeles (fotot)

01/09/2021 19:03

Këngëtarja britanike Adele dukej dje në formë tejet joshëse teksa dilte dje për një darkë intime me të dashurin Rich Paul, në Los Angeles.

Ylli i hitit “Hello”, dukej tërheqëse në minifundin me kuadrate, getat e zeza dhe çizmet e larta deri në gjunjë, teksa mbante dhe një maskë të zezë mes panikut aktual të pandemisë.

33 vjeçarja mbante flokët të kapur në një bisht kali, duke lënë të dukeshin vëthët në rrathë të artë.

Ndërsa i dashuri i saj i ri Paul, 39 vjeç, ishte veshur me thjesht, me xhinse, bluzë me kapuç e bluzë të bardhë poshtë.

Dyshja sapo kishin dalë nga restoranti i njohur ‘Otium’ i menaxhuar nga shefi amerikan Timothy Hollingsworth.

Disa nga pjatat më të shtrenjta të restoranti janë kaviar Astrea Kaluga për $85, gjarpër lumi nga Ribeye për $100, ose bëxollë Tomahawk për $100.

Nuk është e qartë se çfarë kishte porositur Adele, por këngëtarja njihet për dietat rigoroze dhe besohet se ka humbur të paktën 40 kg me dietën e njohur si ‘sirtfood’.

Kjo e fundit quhet e tillë pasi fokusohet në sirtuinat — proteinat e trupit që fokusohen në metabolizmin dhe djegien e yndyrnave, të marra me ushqime drithëra, vaj ulliri, fruta pylli, çaj jeshil, rukola e të tjera, që kanë sjellë dhe transformimin e këngëtares që më parë njihej për masën e bëshme.

Adele shoqërohet prej disa muajsh me Paul, përfaqësues i lojtarëve të sporteve në SHBA, mes klientëve të të cilit është dhe basketbollisti LeBron James.

FOTO GALERI
4/5
Dyshja sapo kishin dalë nga restoranti i njohur ‘Otium’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA