Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Udhëheqësit talebanë kanë kaluar në mënyrë simbolike pistën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, si një mënyrë e të festuarit për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, duke sinjalizuar kështu fitoren e tyre.
Zëdhënësi i talebanëve, Zambiola Mujahideen në një prononcim tha se largimi i ushtrisë amerikane nga Afganistani, të martën mbrëma, pas 20 vitesh luftë, ishte një mësim për pushtuesit e tjerë dhe për të gjithë botën.
Por festa e talebanëve nuk u mbyll vetëm me parakalimin në pistën e aeroportit. Sipas mediave të huaja, kur trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, luftëtarët talebanë shpërthyen në ajër një numër të madh fishekzjarresh.
“Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët. Ata janë zhdukur dhe tani vendi ynë është i lirë. Është e qartë se çfarë duam ne: Duam Sheriatin, paqe dhe stabilitet”, tha Mohammad Islam, një roje taleban në aeroport, i cili ndërsa flet mban në krah një kallashnikov.
Top Channel